Ballina Flash

Delfinët spektakël të pazakontë në brigjet e Karaburunit

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Delfinët kanë dhuruar spektakël për turistët në Karaburun, pranë shpellës së “Haxhi Alisë”.

Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë ururar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije drejt Karaburunit.

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes me pamje nga spektakli i delfinëve në Karaburun.

“Mirëmëngjes dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë”, shprehet Rama.

Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEDIS – Vjena ul ndjeshëm përdorimin e kaldajave
Artikulli tjetërMeta mbështetje  Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në aplikimin drejtuar “Europa Nostra”