Ballina Bota

MJEDIS – Vjena ul ndjeshëm përdorimin e kaldajave

VJENË, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Qyteti i Vjenës, që po përjeton një rritje të shpejtë në fushën e pasurive të patundshme, njoftoi se vetëm 20% e banesave të ndërtuara, duke nisur nga vera e 2020, do të lejohen të përdorin kaldaja me energji nga qymyri, në përpjekje për të luftuar kundër ngrohjes klimatike.

Vjena ka një nga rrjetet më të mëdha të ngrohjes qendrore në Europë dhe bashkia po kërkon përdorimin e energjive të rinovueshme si ajo diellore apo biomasa (materialet organike që kthehen në energji).

Vetëm ndërtesat që ndodhen në zona ku asnjë nga këto alternativa nuk do të përdoret, të vlerësuara në 20% të parkut të ardhshëm të ndërtesave të ardhshme, do të vijojnë të përdorin energjinë e qymyrit./ /v.b/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Flamuj shqiptarë në festën kombëtare zvicerane?
Artikulli tjetërDelfinët spektakël të pazakontë në brigjet e Karaburunit