Ballina Aktualitet

Ema Andrea: Më pëlqen arkitektura e re dhe sfidat kontemporane, jam për një teatër të ri

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Një ndër emrat më të spikatur të skenës shqiptare, aktorja Ema Andrea mbështeti sot ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?”, tha ajo.

Duke ndarë këtë postim, Kryeministri Rama tha se “ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar”./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë cm2 i truallit nuk do preket nga asnjë privat, mbi të do të ndërtohet vetëm Teatri i Ri Kombëtar
Artikulli tjetërITALI – Përfitimet e Fiat-Chrysler rriten ndjeshëm pavarësisht rënies së shitjeve