Ballina Bota

BAHREIN – BM dhe SHBA mision të përbashkët në Hormuz

KAJRO, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Përfaqësuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe dhe SHBA, kanë vendosur të mblidhen për një takim në Bahrein për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.

Takimi me dyer të mbyllura u konfirmua nga Ministria britanike e Mbrojtjes dhe një zëdhënës i Flotës së 5-të të Marinës amerikane.

Ministria nuk pranoi të jepte detaje rreth rendit të ditës, por deklaroi se do të marrin pjesë edhe disa partnerë ndërkombëtarë.

Britania e Madhe dhe SHBA po kërkojnë të krijojnë një mision për të parandaluar Iranin nga pengimi i mëtejshëm i rrugëve tranzit të naftës, pas bllokimit së fundmi të naftëmbajtëses ”Stena Impero” me flamur britanik dhe ”MT Riah” me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike transporti midis Iranit dhe Omanit.

Disa shtete anëtare të BE kanë shprehur interes për propozimin për të siguruar udhëtimin e sigurt të ngarkesave.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, disa nga vendet që kanë shprehur interes për këtë nismë  janë Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka i kthen përgjigje Metës: Tërmetet nuk parashikohen, dekreto ligjin për “Mbrojtjen Civile”
Artikulli tjetërVeliaj: Një mandat tjetër për Tiranën e shekullit të ri