Ballina Bota

SHBA – ‘’Capital One’’ njofton vjedhjen e të dhënave për 106 milionë klientë

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Banka amerikane ‘’Capital One Financial’’ njoftoi të hënën se të dhënat personale të 106 milionë të klientëve të saj amerikanë dhe kanadezë janë vjedhur kohët e fundit dhe se hajdutja, një inxhiniere informatike, ishte arrestuar nga Policia Federale (FBI).

Kjo ndërhyrje në sistem është një nga pirateritë më të bujshme në fushën kompjuterike që përfshin një bankë të fuqishme amerikane, ”Capital One” si emetuesi i pestë në radhë në sektorin e kartave bankare të kreditit në SHBA.

‘’Institucioni ka identifikuar se një individ i jashtëm ka pasur akses të paautorizuar (në rrjet) dhe ka marrë disa informacione personale’’, thuhet në një komunikatë të lëshuar prej tij.

Këto të dhëna përkojnë me ato të personave të cilët kishin aplikuar për një kartë krediti, me dëshirën për të përfituar një kartë bankare të Capital One.//v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredia për ekonominë në rritje
Artikulli tjetërNjësi speciale për të ‘fortët’ e rrugëve, efektivët e policisë 55 vjeç në pension