Ballina Ekonomi

Kredia për ekonominë në rritje

TIRANË, 30 korrik /ATSH/- Kredia për ekonominë ka shënuar rritje në qershor, për të dytin muaj radhazi e ndikuar nga rritja e huadhënies në lekë biznesin dhe sidomos për individët. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor, kredia në ekonomi ishte 552 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.7%  në krahasim me muajin e kaluar.

Me bazë vjetore, kredia për ekonominë është rritur me 4.2%, duke u gjallëruar në raport me vitin e kaluar.

Huatë për korporatat në lekë u rritën me 1.1% në qershor në raport me muajin e mëparshëm, ndërsa ato në euro u tkurrën me 0.3%.

Huaja për individët u rrit me 1.1% në raport me majin, ku zgjerimi ishte si në lekë ashtu dhe në valutë. e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet me 11% numri i turistëve, 220 hotele më shumë këtë vit
Artikulli tjetërSHBA – ‘’Capital One’’ njofton vjedhjen e të dhënave për 106 milionë klientë