Ballina Bota

AFRIKË E JUGUT – Bien ndjeshëm vdekjet për shkak të virusit HIV

JOHANESBURG, 30 korrik /ATSH-AA/ – Sipas një raporti të qeverisë së Afrikës së Jugut, vdekjet dhe infektimet nga virusi HIV/SIDA në këtë vend kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2007.

Në raportin e vlerësimeve të popullsisë në mes të vitit, institucioni i statistikave të Afrikës së Jugut tha se “numri i vdekjeve ka rënë nga mbi 267 mijë në vitin 2007 në gati 127 mijë këtë vit”.

Raporti theksoi se “qasja ndaj ilaçeve antiretrovirale (ART) ka zgjatur jetëgjatësinë e shumë afrikanojugorëve, duke zvogëluar infektimet nga virusi HIV dhe vdekjet e lidhura me SIDA-n”.

Në vitin 2008, administrata e udhëhequr nga presidenti i atëhershëm Jacob Zuma filloi një fushatë masive kundër SIDA-s, duke nxjerrë një program të madh trajtimit të HIV-it, që i mundësoi miliona afrikanëve të sëmurë akses në terapinë ART për të shpëtuar jetën.

Sipas vlerësimeve, Afrika e Jugut ka një nga problemet më të mëdha në botë të virusit HIV/SIDA me rreth 7,97 milionë njerëz të infektuar nga ky virus, rreth 13,5% e 58 milionë banorë që jetojnë në vend. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyhet deri në 15 shtator, afati për aplikimet për oficerë të Policisë Kriminale
Artikulli tjetërMADRID – Cristiano Ronaldo fiton çmimin prestigjioz “Marca Legend”