Ballina Bota

FRANCË – Takim Macron-Johnson për Brexit

PARIS, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ftoi kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, në Paris për bisedime mbi çështjen Brexit.

Burime pranë Elizesë raportojnë se dy liderët do të takohen në “javët e ardhshme”, në përputhje me nevojat e Bashkimit Europian.

Sipas të njëjtave burime, Macron dhe Johnson kanë zhvilluar një bisedë telefonike, pas emërimit të Johnson në ”10 Downing Street”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak285 milionë euro investime të huaja në 3-mujorin e parë 2019
Artikulli tjetërBRAZIL – Grabiten 750 kilogramë ar në aeroportin ndërkombëtar të San Paolos