Ballina Aktualitet

Bashkëpunim në turizëm dhe ekonomi, ambasadorja shqiptare në SHBA takim pune me homologun e saj

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Diplomatja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Barbadosit në Uashington DC, Olen Lynch nga ku edhe diskutuan thellimin e bashkëpunimin mes dy palëve.

Ambasadores Floreta Faber e cilësoi takimin e punës të frytshëm, ku së bashku me homologun e saj diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në sektorin ekonomik dhe atë turistik.

“Një takim pune i frytshëm ndërmjet ambasadores Floreta Faber dhe ambasadorit të Barbadosit në Uashington DC Olen Lynch. Palët diskutuan dhe nxorën në pah mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në sektorin ekonomik dhe turizmit si edhe fushave të tjera me interes reciprok”, thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, palët dakordësuan që ky bashkëpunim të fillojë me lehtësimin e procesit të vizave i cili do i hapë rrugë realizimit të bashkëpunimit në fusha të tjera.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiznesi rrit shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese
Artikulli tjetërThethi më i vizituari nga turistët