TIRANË, 25 korrik /ATSH – I. Vata/ – Mbarëvajtja e turizmit malor dhe ruajtja e mjedisit, ka qenë sot fokusi i takimit të Prefektit të Shkodrës me Komitetin e Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur Mjedisore.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e mbarëvajtjes së këtij komiteti dhe u miratua edhe Rregullorja “Për funksionimin e brendshëm të KMZM”.
Si një pjesë shumë e rëndësishme e përfituesve direkt si dhe bashkëpunëtorët kryesorë, janë edhe komuniteti i zonës të cilët janë një shembull i mirë i biznesit dhe mikpritjes në Alpe.
Nga Prefekti u vlerësua puna e deritanishme nga strukturat respektive si dhe u kërkoi angazhimin e tyre në procesin e mbarëvajtjes së turizmit malor, ruajtjes së mjedisit, luftës pa kompromise kundër kultivimit të kanabisit etj.
Pas takimit, me grupin e të rinjve të Smile Albania, me punonjës të AZM Shkodër si dhe me përfaqësues të DRKK, u zhvillua një trajnim e më pas edhe një ekspeditë në natyrë.
Ekspedita përfshinte ecje në natyrë për tek Syri i Kaltër, si një nga pikat më të vizitueshme vitet e fundit.













