Ballina Bota

BM – May: Prioriteti i menjëhershëm i Johnson është përmbushja e Brexit

LONDËR, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Prioriteti i menjëhershëm i Boris Johnson do të jetë që të aplikohet Brexit, deklaroi kryeministrja britanike e dorëhequr, Theresa May në fjalimin e saj të fundit, të mbajtur para Kryeministrisë.

“Prioriteti i menjëhershëm është që të përmbushet një Brexit që funksionon për të gjithë Britaninë e Madhe”, tha May në një fjalim të shkurtër në krahë të bashkëshortit të saj, para se të shkonte në pallatin “Buckingham” për të dorëzuar dorëheqjen e saj tek mbretëresha “Elizabeth II”.

Kryeministrja britanike, Theresa May mbërriti të mërkurën në fillim të mesditës në pallatin mbretëror “Buckingham” në Londër për të dorëzuar dorëheqjen e saj tek mbretëresha “Elizabeth II”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – “Barcelona” gati një miliard euro të ardhura në sezonin 2018-2019
Artikulli tjetërDelegacioni zyrtar i turizmit nga Arabia Saudite, viziton Muzeun Historik Kombëtar