Ballina Bota

SHBA – WP: Huawei ka ndihmuar me teknologji Korenë e Veriut

NJU JORK, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjiganti i telekomunikimit “Huawei”, ka ndihmuar në mënyrë të fshehtë Korenë e Veriut që të ngrejë dhe mbajë funksionale linjat e saj të rrjetit Wi Fi të teknologjisë 3G, sipas “Washington Post” që citon dokumente të marra nga një ish-punonjës i kompanisë kineze.

“Huawei” bashkë me kompaninë tjetër kineze, “Panda International Information Technology” ka punuar në tetë vitet e fundit mbi një seri projektesh në Korenë e Veriut.

Sipas këtyre informacioneve ngrihen dyshime se “Huawei” ka shkelur normat amerikane për furnizimin e Koresë së Veriut me aparatura. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan, policia rrugore plan masash për përballimin e fluksit veror
Artikulli tjetërRumania përmbyll Presidencën e BE-së, Balla: U rikonfirmua politika e dyerve të hapura për Ballkanin Perëndimor