Ballina Bota

FRANCË – Rigjendet pas 50 vitesh ”La Minerve”

PARIS, 22 korrik /ATSH-AFP/ – Skeleti i nëndetëses franceze ‘’La Minerve’’, e zhdukur në 1968 me 52 persona në bord, u rigjet pas më shumë se 50 vitesh në brigjet e Tulonit (juglindje), njoftoi sot ministrja franceze e Ushtrisë, Florence Parly.

”Sapo gjetëm nëndetësen ‘’La Minerve’’. Ky është një sukses, një lehtësim dhe një arritje nga ana teknike”, tha Parly.

‘’Mendimi im i parë shkon për familjarët, të cilët e kanë pritur kaq gjatë këtë moment’’, thuhej në një postim në Twitter të ministres.

Pavarësisht operacioneve të shpëtimit që u ndërmorën më 27 janar 1968, nëndetësja nuk u lokalizua kurrë, duke i lënë që atëherë familjet në pritje.//v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma në drejtësi, e pa pakthyeshme dhe e panegociueshme
Artikulli tjetërKLP cakton kreun e ri të përkohshëm të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda