TIRANË, 20 korrik/ATSH/- Zëvendësministrja e brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.
Kuko shprehet se procesi është intensiv dhe nuk konsiston vetëm në përafrim legjislacioni, por në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit si dhe rezultate konkrete nga operacionet e drejtësisë së re.
“Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është shprehur sot sërish pa asnjë ekuivok lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Ministria e Brendshme, si institucioni lider për Kapitullin 24, më këmbë për përgatitjen e plotë të gjithë procesit. Sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Grupit të Punës nga MB dhe PSH. Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria, Siguria” është kapitulli i parë (së bashku me Kap.23) që do të hapet në negociatat me BE. Fushat kryesore: Lufta kundër krimit të organizuar, Migracioni, Azili, Kufijtë e jashtëm dhe politika e vizave, Lufta kundër terrorizmit, Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale dhe civile. Institucionet e përfshira: MD, MFE, Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme etj.
Proces intensiv i cili nuk konsiston vetëm në përafrim legjislacioni, por në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë & zbatimit të ligjit si dhe rezultate konkrete nga operacionet. Drejtësia e re!” – shkruan Kuko. /r.e/























