Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Gati dorezat që prekin botën virtuale

SEUL, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Doreza të lehta që lejojnë prekjen e objekteve të botës virtuale.

”Në sajë të një rrjeti sensorësh, ato janë në gjendje të rindërtojnë ndijimet e sakta që do të kishit në botën reale, duke  lejuar përdoruesit të marrin objekte virtuale dhe të ndërveprojnë me to”,  sipas Institutit Korean të Shkencës dhe Teknologjisë, i drejtuar nga Kahye Song dhe të publikuara në revistën ”Scientific Reports”.

Dorezat, që mund të përshtaten në mjedise të ndryshme virtuale, bazohen në dy komponentë themelorë: sensorë, që ndjekin lëvizjet e duarve dhe gishtërinjve, dhe të ashtuquajturit aktuatorë, që janë mekanizma që përgjigjen me sinjale fizike si dridhja dhe presioni./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Ky sesion parlamentar e bindi politikën se të nxish e të bojkotosh, të çon në humbje
Artikulli tjetërFOTO/ Turistët nga Polonia përmes mrekullisë dhe aventurës në shtigjet e Ujëvarës së Sotirës