Ballina Bota

SOFT NEWS – Ish-zëvendëskancelari Strache nuk i ndahet… Ibizas!

VJENË, 19 korrik /ATSH-APA/ – Ish-zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache (Partia e Lirisë, e djathtë, FP) është rikthyer jo në politikë, por në ishullin e Ibizas, ku ai fundosi karrierën e tij në verën e vitit 2017, sipas gazetave ”Krone” dhe ”Oesterreich”, ku shkruhet se ish-udhëheqësi i FP po pushon me gruan e tij, Philippa dhe tre fëmijët.

“Po, si çdo vit me familjen time, gruan time, Philippa dhe tre fëmijët e mi, siç e kemi bërë 17 vitet e fundit, do të jem përsëri në Ibiza, sepse në Ibiza ia vlen gjithmonë udhëtimi!”, ka thënë Strache sipas ”Oesterreich”.

Në vitin 2017, Strache u filmua duke folur me një mbesë të dyshuar të një oligarku rus rreth asaj se si të kanalizonte donacione të fshehta për partinë e tij, FP.

Gruaja e paraqitur si një mbështëse e pasurisë së oligarkut, ofroi të blinte 50% të aksioneve të gazetës austriake ”Kronen Zeitung” dhe ta përdorte atë për të mbështetur FP-në./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL- Leroy Sane drejt largimit nga City, Guardiola: S’e mbajmë dot me zor
Artikulli tjetërAmbasada e Holandës: Reforma në Drejtësi, thelbësore në procesin integruese të Shqipërisë