Ballina Bota

SHBA – Bisedë telefonike Trump-Macron për Iranin

UASHINGTON, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron diskutuan sot në një bisedë telefonike për dosjen iraniane, në situatën që tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm.

“Dy krerët kanë folur për përpjekjet që po zhvillohen për të garantuar që Irani të mos pajiset me armën bërthamore”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkurtër në lidhje me këtë bisedë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak28 qendrat shëndetësore verore, shërbim 24 orë për pushuesit
Artikulli tjetërKlosi: Mbi 2 mijë metra katrorë plazh në Golem u kthehet pushuesve