Ballina Aktualitet

Xhafaj: SHBA dhe BE, garanci thelbësore për Reformën në Drejtësi

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj falënderoi sot dy partnerët strategjikë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Një prej kontributorëve është edhe Këshilltari Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë, gjyqtari amerikan Jon Smibert, i cili asistoi nga fillimi deri në fund gjithë procesin e reformës.

“Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, garanci thelbësore për të.

Dje për standardet më të mira në hartimin e Reformës në Drejtësi, sot në jetësimin e saj me ngritjen e insitucioneve të reja dhe nesër për përgjegjshmërinë dhe eficiencën e tyre në dhënien e drejtësisë të barabartë për cilindo dhe kryesorja për dhënien fund fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit në nivelet e larta”, – nënvizoi Xhafaj duke sjellë disa nga momentet në pritjen e veçantë të organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e përfundimit të detyrës së Smibert në Shqipëri.

“Dje gjithashtu ju uruam mirëseardhjen përfaqësuesve të rinj të OPDAT z. Constantine Soupios dhe znj. Michelle Lakomy, dy prokurorë me shumë përvojë profesionale, por edhe kontribute në rajon”, tha Xhafaj.

Me besimin se përvoja dhe kontributi i tyre do të jetë një tjetër vlerë e shtuar në zbatimin e Reformës në Drejtësi, ju urojmë Suksese!

“Reforma është në rrugën e duhur. S’ka forcë që ta ndalë!” – përfundoi Xhafaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE – Brukseli gjobit me 242 milionë euro gjigantin amerikan Qualcomm
Artikulli tjetërSkadimi i ID dhe pasaportave, prefekti i Lezhës, apel qytetarëve: Shpejtoni të pajiseni me dokumente