MADRID, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel tregon se Neymar prej kohësh kërkon të largohet, megjithatë ka ndërmend që ta grumbullojë në turneun aziatik të parisienëve.
Neymar vazhdot të theksojë vullnetin e tij për t’u larguar nga klubi që e bleu tek “Barcelona” me shifrën rekord prej 222 milionë euro.
Por marrëdhëniet mes drejtuesve të PSG-së dhe “Barcelonës”, sipas gazetarëve spanjollë, nuk janë të mira dhe ardhja e Antoine Griezmann tek katalanasit i ka komplikuar gjërat.
Në të vërtetë, Barcelona ka bërë një përpjekje për të rimarrë, Neymar. Por oferta Coutinho, Rakitic dhe 40 milioni euro nuk i ka pëlqyer Parisit.
Kështu, Neymar, nëpërmjet ndërmjetësit Pini Zahavi, është duke analizuar alternativa që sipas “El Mundo Deportivo” janë “Real Madridi”, “Bajern Mynihu” dhe “Juventusi”.
Për sa i përket Neymar “Juventusi” duket një pretendent serioz. /G.S/























