Ballina Ekonomi

Nis zbatimin plani operacional kundër informalitetit

TIRANË, 16 korrik/ ATSH/ Nis zbatimin plani operacional kundër informalitetit, ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave.

“Sot evidentuam dy biznese të cilat përfaqësojnë një rast suksesi në zbatimin korrekt të ligjit mbi detyrimet tatimore. Gjatë vizitës shpreha angazhimin tim se do të jemi në krah të të gjithë atyre bizneseve të ndershme që zbatojnë me rigorozitet ligjin, duke mos lejuar konkurrencën e pandershme t’i dëmtojë”, tha ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Administrata Tatimore është në terren për kryerjen e monitorimeve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Plani operacional po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe, sikurse dhe Kryeministri i vendit u shpreh, kostoja për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshme, në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrip Advisor, certifikatë Ekselence për muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2
Artikulli tjetërKrijimi i SPAK, Murrizi: Këtë vit goditen “peshqit” e mëdhenj të politikës