Ballina Flash

Trip Advisor, certifikatë Ekselence për muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2

TIRANË, 16 korrik /ATSH – I. Vata/ – Dy muzetë kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist, Bunk’Art 1 dhe  Bunk’Art 2, vlerësohen me Certifikatën e Ekselencës.

Bunk’Art 2 është duke festuar sukses, pasi për 3 vite radhazi që Bunk’art 1 dhe Bunk’Art 2 vlerësohet nga platforma gjigante botërore mbi udhëtimet dhe turizmin, Trip Advisor me Certifikatën e Ekselencës.

“Ky është një vlerësim i cili bazohet ekskluzivisht mbi komentet e vazhdueshme të turistëve nga mbarë bota. Ky certifikim i jepet vetëm një numri të kufizuar të sipërmarrjeve, ndaj dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq”, tha Bunkart 2.

Bunk’Art 2 përmban një bunker antiatomik të Ministrisë së Brendshme të epokës komuniste që u parashikua për qeverisjen e Tiranës në rast lufte.

Muzeu përmban më shumë informacion rreth Policisë Shqiptare të kohës, por edhe për burgjet, kampet e punës dhe viktimat e komunizmit.

“Bunk’Art 2” është ngritur në ambientet e ish-strehimit antiatomik të Ministrisë së Brendshme, ndërtuar në vitin 1982-1986, njohur asokohe me emrin e koduar “Objekti Shtylla”.

Bunk’Art 1 përmban bunkerin antiatomik të Ushtrisë Shqiptare gjatë kohës komuniste, që ndodhet pranë malit të Dajtit. Bunkeri përmban më shumë se 100 dhoma për qëllime ushtarake dhe qeveritare gjatë një lufte të mundshme atomike.

Ndërtimi i  Bunk’Art 1” dhe “Bunk’Art 2” janë dy muze të ndërtuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Pengesat për Reformën në Drejtësi bllokuan Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetërNis zbatimin plani operacional kundër informalitetit