Ballina Bota

DEMOGRAFI – Migrimi rrit ndjeshëm popullsinë e Gjermanisë

BERLIN 16 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania mbetet një destinacion tërheqës për migrantët, ku vetëm vitin e kaluar mbi 400 000 persona më shumë iu drejtuan asaj, krahasuar me ata që u larguan, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.

Një numër prej 1,58 milionë personash mbërritën nga jashtë, ndërsa 1,18 milionë njerëz u larguan nga vendi.

Migrimi neto në Gjermani ka pësuar një rënie të lehtë që nga viti 2017, megjithatë ai qëndroi në shifrën e 416 000 personave.

Migrimi neto nga qytetarët e vendeve të BE-së u udhëhoq nga rumunët me 68 000 persona, kroatët me 29 000 dhe bullgarët me 27 000./  /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Kujtimi për dëshmorët është motivim për punë e angazhim
Artikulli tjetërMJEKËSI – Fillon testimi për vaksinën e parë të krijuar nga inteligjenca artificiale