Haradinaj: Kujtimi për dëshmorët është motivim për punë e angazhim

PRISHTINË, 16 korrik /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes, Nazmi Ukësmajlin.

Në Ferizaj, sot është përuruar edhe shtatorja e këtij dëshmori.

“Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit”, tha Haradinaj.

“Në 21-vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes duke e përjetësuar sakrificën e tij me shtatoren në Ferizaj. Luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmiut, ju uroj Ditën e Veteranit.

Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve! /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.