BERLIN, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Media ndërkombëtare thuri elozhe pafund për finalen e djeshme të Wimbledonit mes zviceranit, Roger Federer dhe serbit, Novak Gjokoviç, fituar nga ky i fundit.
Më poshtë renditen komentet e gazetave kryesore të botës për këtë finale, që përfundoi me rezultatin 7-6, 1-6, 7-6, 4-6, 13-12 (7-3), pas katër orë e 57 minutash:
”The Times”: Triumf epik i Gjokoviçit!
”The Guardian”: Epizëm i stuhishëm i finales jo vetëm më të gjatë në historinë e Wimbledonit, por ndoshta edhe më dramatikes!
”The Daily Telegraph”: Legjenda e Novak Gjokoviçit, njeriut që dukej si peshkaqeni i bardhë që të sheh pa i pulitur sytë, mund të mbështetej vetëm te shkathtësia për të fituar finalen më të gjatë të historisë së Wimbledonit!
”Marca”: Finale monumentale, më e mira që ka parë tenisi anglez!
”As”: Finale legjendare, ndeshja e re e shekullit!
”Kronen Zeitung”: Ndeshja e kësaj epoke!
”La Repubblica”: Ndeshja perfekte!
”Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Kjo ndeshje nuk pati humbës!
”La Stampa”: Duhet të jesh i madh, shumë i madh si Novak Gjokoviç për të marrë një fitore të tillë!
”Tages-Anzeiger”: Mosha nuk duket se është një faktor kufizues për Federerin!
”Neue Zuercher Zeitung”: Përjashtojmë faktin që Federer nuk mund të ndeshet më në të tilla finale!./ /a.i/ a.jor.






















