FOTO/ Anija “Oriku” niset për në misionin e NATO-s në detin Egje

TIRANË, 12 korrik/ATSH/- Anija shqiptare “Oriku” u nis sot për në misionin e NATO-s në detin Egje.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i uroi mbarësi ekuipazhit të kësaj anije.

“Erëra të mbara ekuipazhit të anijes “Oriku”, të cilët u nisën sot për në misionin e NATO-s në detin Egje, ku do të zëvendësojnë kolegët e tyre të kontingjetit XII dhe anijen “Butrinti””, – thekson Xhaçka.

Në kuadër të kontributit me forcat aleate të NATO-s, Forcat Detare shqiptare janë pjesë e patrullimit në detin Egje. Gjatë patrullimeve anijet shqiptare kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për shpëtimin e jetës së emigrantëve./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.