Ballina Flash

Hysaj pranë kalimit tek “Atletico Madrid”

TIRANË, 11 Korrik /ATSH/ – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është shumë pranë transferimit nga “Napoli” tek “Atletico Madrid”.

Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga gazeta italiane “La Repubblica”, sipas së cilës drejtuesit e “Napolit” kanë arritur akordin me “Los Colchoneros” për transferimin e mbrojtësit shqiptar në kryeqytetin spanjoll.

Nuk bëhet të ditura termat financiarë të marrëveshjes, por sipas gazetës në fjalë kalimi i Hysajt në La Liga do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDe Laurentis: Icardi do “Juventusin”, nuk e ndërroj me Insignen
Artikulli tjetërThaçi pret në takim shefen e EULEX-it, Papadopoulou