Ballina Flash

Thaçi pret në takim shefen e EULEX-it, Papadopoulou

PRISHTINËeve të Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të BE-së.

Sipas tij, ky bashkëpunim dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e BE-së me synimin që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovës.

“Sot veç i kemi thënë lamtumirë në kuptimin e angazhimeve që ka pasur këtu, pasi që ishte takimi i fundit. Një punë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer që ka qenë i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të Bashkimit Europian. Kjo dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e Bashkimit Evropian, me synimin tonë të qartë që të ndodh sa më shpejt liberalizimi i vizave, por edhe perspektiva konkrete evropiane”, tha Thaçi.

Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, në takim lamtumirës gjatë ditës është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ndryshe, Papadopoulou është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Europian në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHysaj pranë kalimit tek “Atletico Madrid”
Artikulli tjetërDrejtuesi i Prokurorisë së Krujës në sitën e Vetingut