Ballina Aktualitet

Basha: Prioritet t’u japim shqiptarëve fundin e tranzicionit

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur sot mirënjohje të thellë për të gjithë ata që i janë bashkuar opozitës në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!” – ka theksuar Basha.

Sipas kreut të PD, “detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’u japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. Shqipëria si Europa”, – është shprehur Basha.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPjetri: Shkodra do t’i nënshtrohet ndryshimeve, do të jem kryebashkiak i çdo banori
Artikulli tjetërHaradinaj: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi