Ballina Aktualitet

Milo: Pjesëmarrje e ulët në protestë, ka rënë kauza e opozitës

TIRANE, 8 korrik/ATSH/- Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo u shpreh se protesta e sotme e opozitës kishte shumë pak njerëz në raport me protestat e mëparshme.

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Milo u shpreh se “në protestën e sotme nuk pashë një gjë të re në raport me protestat e mëparshme që janë bërë. Ishte i njëjti fjalor, të njëjtat deklarata. Ajo që më bëri përshtypje ishte që kishte shumë pak njerëz në raport me protestat e mëparshme. Duket edhe nga pamjet që transmetohen drejtpërsëdrejti”.

Sipas Milos duhet të ishte e kundërta, por kjo tregon që ka rënë kauza e opozitës.

“Për mendimin tim duhej që të ndodhte e kundërta. Nëse zgjedhjet u refuzuan nga sa po deklarohet këtu, 85% e shqiptarëve, shifër që padyshim ka nevojë për komente. Fakti që kishte pak njerëz tregon që përveç se vijnë pushimet verore dhe njerëzit e kanë mendjen që të shkojnë të pushojnë, kjo tregon që edhe kauza ka rënë në njëfarë mase sepse nuk ka, s’pashë entuziazëm, nuk pashë mobilizim”, tha Milo.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRoskovec/ Nis rikonstruksioni i shkollës “Adem Vrapi”
Artikulli tjetërPjesëmarrja në protestë teksa Basha mban fjalimin