TIRANË, 8 korrik /ATSH/ – Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me negociatat për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bregu shprehet se çdo moment pozitiv mund mund të iki nëse anëtarësimi tërhiqet zvarrë.
“Çmimi i shtyrjes së mëtejshme të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me pak fjalë, është rrezik! Çdo moment pozitiv mund të rrëshqasë lehtësisht nëse perspektiva e anëtarësimit do vijojë të tërhiqet zvarrë”, shprehet Bregu. /a.a/ /a.g/























