Ballina Bota

PEKIN – Li premton hapjen e ekonomisë kineze

PEKIN, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri kinez, premtoi përshpejtimin e hapjes së mëtejshme të ekonomisë kineze dhe siguroi se ekonomia e dytë në botë ishte e qëndrueshme.

”Kina do të krijojë një mjedis biznesi të orientuar nga tregjet, të bazuar mbi ligje dhe të klasit botëror”, deklaroi Li në Forumin Ekonomik Botëror të Kampionëve të Rinj, i quajtur ndryshe edhe si ”Davosi Veror”.

Forumi po zhvillon punimet në Dalian, pak ditë pasi presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai amerikan, Donald Trump ranë dakord për rifillimin e negociatave dhe për një armëpushim në luftën tregtare./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Euro këmbehet 122.25 lekë dhe dollari 108.16 lekë
Artikulli tjetërPlan veprimi kundër ndërtimeve pa leje