Ballina Bota

GJERMANI – Von der Leyen e gatshme për kreun e Komisionit të BE-së

BERLIN, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, e forcës politike CDU, do të pranonte detyrën e presidentes së Komisionit Europian në çdo çast që do i ofrohej, sipas “Bild”.

Gazeta gjermane citon burimet e saj ndërkohë që në Bruksel po rriten zërat në favor të Von der Leyen.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Angela Merkel nuk ka dhënë asnjë koment.

Von der Leyen, 61 vjeç, është gruaja e parë ministre e Mbrojtjes në Gjermani, që prej vitit 2013, më parë, nga viti 2009, ajo kishte shërbyer si ministre e Punës dhe Familjes. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDiplomaci e integruar me Kosovën, Cakaj: Domosdoshmëri objektive për sfidat e përbashkëta
Artikulli tjetërZgjedhjet, “Zëri i Amerikës”: Meta flet për komplot ndërkombëtar