Ballina Bota

BRUKSEL – BE mblidhet sërish për postet drejtuese

BRUKSEL, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Punimet e samitit filluan sot me një mëngjes pune, edhe këtë herë me vonesë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte në një takim me liderë të tjerë të PPE-së për emrin e presidentit të Këshillit Europian, që presidenti aktual, Donald Tusk do t’i bëjë publikë në seancën plenare.

”Gjetja e një zgjidhjeje nuk është e lehtë”, thonë burime europiane, që shtojnë se emri i holandezit Frans Timmermans është ndërmjet më të dëshiruarve.

Nuk përjashtohet që gjatë paradites së sotme të gjendet emri i presidentit të ardhshëm të Këshillit Europian.

”Përndryshe, konsultimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës”, shtojnë ato./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSafet Gjici udhëheq me rezultat të thellë garën në bashkinë Kukës
Artikulli tjetërPërfundon numërimi në bashkinë Mallakastër, kandidati i PS fiton përballë atij të “Bindjes Demokratike”