Safet Gjici udhëheq me rezultat të thellë garën në bashkinë Kukës

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ – Në bashkinë e Kukësit vijon procesi i numrit të votave ku nga 88 kuti janë numëruar deri më tani 33.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat të cilat tregojnë se kandidati i Partisë Socialiste Safet Gjici ka marrë 4, 489 vota kundrejt kandidatit Abedin Oruci i “Bindjes Demokratike”, me 854 vota.

/a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.