Ballina Flash

Vlorë, vijon normalisht votimi në të gjitha bashkitë e qarkut

TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Në qarkun e Vlorës po vijon normalisht procesi i votimit.
Në të gjitha qendrat e votimit të këtij qarku procesi ka nisur normalisht në orën 07:00 dhe deri tani nuk vihen re probleme.

Për bashkinë e Vlorës, kandidon për një mandat të dytë Drital Leli, i Partisë Socialiste dhe kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini.

Ndërsa kandidatët për bashkitë e tjera të qarkut Vlorë janë Shuaip Beqiri, kandidati i PS-së për bashkinë Konispol, Majlinda Qilimi kandidate e PS-së për bashkinë, Delvinë, Jorgo Goro kandidat i PS-së për bashkinë Himarë, Pëllumb Binaj kandidat i PS-së për bashkinë Selenicë, Adrian Gurma kandidat i PS-së për bashkinë Sarandë./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërballja e 3 kandidatëve në Berat, vijon i qetë procesi i votimit
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Veliaj: Këto zgjedhje janë për qytetin tonë