MADRID, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Paul Pogba kërkon të rikthehet tek “Juventusi” sikurse raporton sot e përditshmja spanjolle “AS”.
Mesfushori francez ka njoftuar “Mançester Junajtid” se nuk synon të vazhdojë të luajë më në Angli, ndonëse “Junajtid” vazhdon të cilësojë lojtarin francez si “të jashtëzakonshëm”.
Pogba, për të cilin ka treguar interes “Real Badridi”, preferon të rikthehet në klubin bardhezi në vend të spanjollëve.
Sipas “AS”, në ditët e kaluara Pogba ka telefonuar Maurizio Sarri për t’i shprehur dëshirën e tij. /G.S/























