Ballina Flash

Voton Filo: I bindur se do të jetë një e diel e qetë dhe e bukur

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në votime.

Filo, i cili kandidon për një mandat tjetër në Korçë, shprehu sot bindjen se “kjo do të jetë një ditë e qetë dhe e bukur”.

“Për Shqipërinë që duam. Për Korçën dhe fëmijët tanë. Ne votuam. I bindur që do të jetë një ditë e qetë dhe e bukur kjo e diel qershori. Zgjidh me votë të ardhmen e Korçës!
Voto për Shqipërinë europiane! Nëse nuk je i sigurt për qendrën e votimit dhe numrin tënd rendor, kontrollo në http://134.0.58.65/votinglistapp/”, tha Filo.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalilaj: Proces i qetë në 49 qendrat e votimit të bashkisë Patos
Artikulli tjetërFUTBOLL – Media spanjolle: Pogba kërkon të rikthehet tek Juventus