Ballina Aktualitet

Cakaj voton: Detyrim qytetar dhe kombëtar

TIRANË, 30 Qershor /ATSH/ -Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka votuar sot tek qendra e votimit tek Shkolla Pedagogjike në kryeqytet.

Pas votimit ai ka theksuar se, “rëndësia e zgjedhjeve të sotme është e dyfishtë”.

“Nga njëra anë, manifestimi i vullnetit të lirë me të drejtën e votës për të zgjedhur strukturat e pushtetit vendor dhe, nga ana tjetër, dhënia e një shembulli historik se qëndrueshmëria e institucioneve dhe kalendari kushtetues i Shqipërisë është përmbi llogaritë e ngushta të çfarëdo partie politike!”, është shprehur Cakaj.

Sipas tij, “mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore është pothuajse aq e rëndësishme sa mbajtja e tyre kësaj radhe. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Sjellja e përgjegjshme, paqësore dhe e qetë e gjithsecilit është detyrim qytetar dhe detyrim kombëtar”.

Ai ka shprehur, “inkurajim për pjesëmarrje sa më masive për të gjithë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë më të mirë”.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLushnjë, Tushe: Procesi ka vazhduar normalisht në 163 qendrat e votimit
Artikulli tjetërOlli: Shqiptarët duhet të votojnë, vendi të dalë nga tranzicioni i zgjedhjeve të kontestuara