Ballina Bota

BRUKSEL – Konsultimet shtyjnë samitin special për postet e larta të BE-së

BRUKSEL, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Një samit special i liderëve të BE-së u shty, tha një zëdhënës i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk.

”Samiti, që duhej të fillonte në orën 16:00, u shty dy herë dhe nuk ka filluar ende për shkak se vazhdojnë konsultimet”, tha zëdhënësi.

Tusk po diskuton veçmas me liderët e BE-së për ndarjen e posteve të larta të saj.

”Samiti do të fillojë pas mbarimit të konsultimeve”, theksoi zëdhënësi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet lokale, Basha: Shqiptarët refuzuan votimet
Artikulli tjetërRama i shtrin dorën për bashkëpunim opozitës: Marrëveshje për Shqipërinë, por pa kushte