Ballina Bota

KV – Pheniani: Seuli të mos ndërhyjë mes nesh dhe SHBA

PHENIAN, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Koreja e Veriut i kërkoi edhe njëherë Seulit të mos ndërhynte dhe të mos përpiqej të ndërmjetësonte në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo si një mjet për të rritur rëndësinë e qëndrimit të saj.

Në një njoftim të bërë publik nga agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA, dy ditë pas vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Seul, një zyrtar nga Ministria e Jashtme tha se Pheniani dhe Uashingtoni kanë “marrëdhënie të drejtpërdrejta” dhe se ”nuk është e nevojshme që Koreja e Jugut të ndërhyjë në çështjet e tyre”.

Dje, në një intervistë, presidenti Moon Jae-in foli për kontakte “pas kuintave” midis SHBA dhe  Koresë së Veriut dhe jo për komunikime ndërkoreane përmes kanaleve të ndryshme diplomatike./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Sërish defekte për Boeing 737 Max
Artikulli tjetërSHBA, Italia dhe Britania me vëzhgues për 30 qershorin