Ballina Flash

Kajmaku: Bashkisë Vorë do ti sjellim rilindjen urbane

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Agim Kajmaku kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Vorë u shpreh se “Partia Socialiste, është një forcë e madhe, që na bashkon të gjithëve brenda saj”.

Kajmaku tha se “kërkoj mbështetjen e banorëve të Vorës që të dalin të gjithë të votojnë në 30 qershor, pasi vota është e drejtë civile e çdo qytetari. Ne do ti sjellim kësaj bashkie Rilindjen Urbane, dhe për banorët e kësaj zone do të ofroj të gjitha shërbimet e munguara pasi është e pafalshme mungesa e ujit të pijshëm në vendin e 7 liqeneve, si dhe mungesa e rrugëve në udhëkryqin mes veriut dhe jugut, lindjes dhe perëndimit”.

Kandidati për kryetar bashkie në Vorë falenderoi Partisë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen për kandidimin e tij në krye të kësaj bashkie.

Kajmaku premtoi se “do të jem një kryetar bashkie model për banorët e Vorës, ai model që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe vetë Kryeministri Edi Rama ka krijuar”. /m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVorpsi: 30 qershori, datë historike për ecur përpara në rrugën e integrimit
Artikulli tjetërHapet njëri krah i bypass-it të Fierit, fund ngërçit të pafundëm gjatë sezonit turistik