TIRANË, 27 qershor/ATSH/-Bashkëpunimi mes ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë me bashkitë e vendit është me rëndësi për përmirësimin e çerdheve, kopshteve e shkollave.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e shoqëruar nga ministrja e shtetit, Elisa Spiropali dhe kandidati për kryetari bashkie në Kolonjë, Erion Isai zhvilloi një takim me të rinj tek reja në Tiranë
“Çerdhet, kopshtet dhe shkollat përmirësohen vetëm kur ka bashkëpunim të mirë mes Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe bashkive.Ne bëjmë kurrikulat, trajnojmë mësuesit dhe sigurojmë librat, ndërsa bashkitë përkujdesen për infrastrukturën.
Prandaj, e mirëpres bashkëpunimin me Erion Isai për të bërë më të mirën për arsimin në Kolonjë”, -tha ndër të tjera Shahini.
z.tosku/ /a.g/













