Ballina Flash

FOTO/ Balla: 30 Qershori është dita kur vendos sovrani

TIRANË, 27 Qershor /ATSH/ -Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaron se, 30 Qershori është dita kur vendos sovrani.

Duke shpërndarë një foto-album të takimit elektoral të mbajtur mbrëmë në Elbasan, Balla thekson se, ky 30 qershor do mbahet mend gjatë sepse do të jetë një moment i rëndësishëm reference në historinë e forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

“30 Qershori është dita kur vendos sovrani. Ky 30 qershor do mbahet mend gjatë sepse do të jenë një moment i rëndësishëm reference në historinë e forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Elbasani i traditës, i kulturës, i arsimit, i njerëzve të thjeshtë e të ndershëm dëshmoi edhe një herë qytetari dhe i dha mësimin e duhur atyre që në mënyrë të vazhdueshme hedhin baltë për ta bërë pis”, thekson Balla.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPacolli: Kosova gati për t’u bërë pjesë e OKB-së
Artikulli tjetërGJEOLOGJI – Santorini si Marsi, gjenden shkëmbinj të ngjashëm