SEUL, 26 qershor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja dhe Koreja e Veriut janë duke biseduar në mbrapa skenë për një samit të tretë të mundshëm, deklaroi presidenti koreanojugor, Moon Jae In për agjencinë e lajmeve “Yonhap” dhe median e huaj.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreanoveriur, Kim Jong Un zhvilluan një samit në Singapor qershorin e kaluar si dhe u takuan sërish në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi në shkurt.
Ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare mbi çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe reduktimin e sanksioneve.
Moon tha se dialogu është duke u zhvilluar gjithashtu nëpërmjet kanalesh të ndryshme mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. /G.S/























