TIRANË, 26 Qershor /ATSH/ -Përmirësimi i infrastrukturës arsimore do të jetë në fokus të punës së Bashkisë së Elbasanit në 4 vitet e ardhshme.
Kandidati i Partisë Socialiste në këtë bashki, Gledian Llatja ka zhvilluar një bisedë me një grup mësuesish mëngjesin e sotëm.
“Shumë i lumtur me ftesën e një grupi mësuesesh të qytetit të Elbasanit për të kaluar me to mëngjesin e sotëm. Zhvilluam një bisedë shumë interesante ku në fokus ishte përmirësimi i infrastrukturës arsimore në 4 vitet e ardhshme nga Bashkia Elbasan”, theksoi Llatja.
Gjithashtu Llatja mbrëmjen e shkuar zhvilloi një bisedë me komunitetin e artistëve të Elbasanit ku u konsultua platforma për artin.
“Në një bisedë shumë produktive me komunitetin e artistëve të Elbasanit konsultuam platformën tonë për artin. Bashkia Elbasan në 4 vitet e ardhshme do të jetë mbështetësi kryesor për nxitjen e jetës artistike në qytet”, tha Llatja.
/gj.mima/ /a.g/























