Ballina Flash

Angjeli: Me Klodian Taçen vazhdojnë projektet e transformimit të Gramshit

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, në prezantimin e kandidatit të kësaj partie për kryetar bashkie në Gramsh, u shpreh se “4 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë, për demokracinë, për progresin, për të ardhmen”.

“Gramshi ka ndërruar faqe me qeverisjen e Partisë Socialiste, gjatë këtyre 4 viteve, dhe nën drejtimin e socialistëve këtu në bashkinë e Gramshit, me Luljetën në krye janë realizuar shumë projekte dhe programe, të cilat e rilindën Gramshin”, – tha Angjeli.

Deputeti i PS-së theksoi se “në vitet në vazhdim, dua t’ju siguroj se ne përsëri nën qeverisjen e socialistëve me kandidatin tonë Klodian Taçe, do të vazhdojmë projektet që ka nisur bashkia e Gramshit me mbështetjen e qeverisë, për ta transformuar Gramshin si në qytet, edhe në fshat”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Zgjedhjet të dielën do të monitorohen nga mbi 1 mijë vëzhgues të huaj
Artikulli tjetërOperacioni “Goldfinger”, Lleshaj: Provë e profesionalizmit të lartë të organeve tona ligjzbatuese