HAGË, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Holanda po heton sot origjinën e një defekti në shkallë të gjerë të rrjetit telefonik, katër orë gjatë ditës së djeshme, duke e bërë të pamundur lidhjen me telefon të forcave zjarrfikëse dhe policisë.
Defekti, që u regjistrua të hënën në mbrëmje, preku rrjetin e kompanisë kombëtare të telekomunikacionit, KPN, përpara se të përhapej tek rrjetet e furnizimit që lidhen me KPN-në në të gjithë vendin.
Defekti u riparua për katër orë, gjatë së cilës shërbimet e emergjencës nuk mund të lidheshin me telefon për shtetasit holandezë.
Policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulancat dolën në rrugë për të qenë të dukshëm dhe të mund të thirreshin nëse do të ishte e nevojshme, ndërsa qeveria lëshoi një shërbim të ngjashëm me linjën telefonike të urgjencës 112 në rrjetet sociale./ /v.b/ a.jor.























