KIRGISTAN – Ish-presidenti Atambajev nën akuzë për korrupsion

BISHKEK, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Gjykata vuri sot nën akuzë për korrupsion ish-presidentin, Almazbek Atambajev dhe kërkoi heqjen e imunitetit parlamentar, një hap i mëtejshëm i krizës politike i krijuar nga rivaliteti mes kreut të shtetit aktual dhe paraardhësit të tij.

Deputetët kirkizë, shumica aleatë ndaj presidentit aktual, Sooronbaj Jeenbekov, ish-aleat dhe tashmë kundërshtar i Atambajev, duhet të vendosin për t’i hequr ose jo imunitetin ish-kreut të shtetit.

Në prill, parlamenti miratoi një tekst që e bën presidentin të përgjegjshëm para ligjit për shkeljet e kryera gjatë mandatit të tij.

Ky ligj shihet si një masë për të rritur presionin ndaj Almazbek Atambajev, i cili është kthyer në një zë kritik të Sooronbaj Jeenbekovit.

Zgjedhja e Jeenbekovit në 2017 mundësoi për herë të parë kalimin në mënyrë paqësore të pushtetit mes dy presidentëve të zgjedhur në Kirkistan, i cilësuar si shteti më demokratik i Azisë Qendrore dhe skenë e dy revolucioneve në 2005 dhe 2010 dhe konflikteve etnike./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.