Ballina Bota

PSIKOLOGJI – Teknologjia litar shpëtimi kundër vetmisë

LONDËR, 23 qershor /ATSH-AA/ – Një studim i ri ka kërkuar të hedhë poshtë mendimin popullor se teknologjia kontribuon në vetminë në shoqëri.

Universiteti York në Britaninë e Madhe, në të dhënat e mbledhura nga 180 persona për një periudhë prej dy vitesh ka dëshmuar se teknologjia në fakt luan një rol në reduktimin e ndjenjës së vetmisë.

“Njerëzit që pranuan teknologjinë panë statistikisht një reduktim të ndjeshëm në vetminë emocionale dhe sociale”, tha WaveLength, një organizatë bamirëse që bëri raportin.

Organizata jofitimprurëse u dhuron radio, televizione dhe tableta personave që jetojnë në varfëri për t’i ndihmuar që të luftojnë vetminë.

“Pas pranimit të teknologjisë, njerëzit vlerësuan shëndetin e tyre në nivel më të lartë krahasuar me dy muaj më parë”, tha raporti, duke shtuar se reduktimi i vetmisë u shoqërua me një rritje në shëndetin e vetëvlerësimit.

“Teknologjia çoi në përmirësimin e mirëqenies mendore, cilësinë e jetës dhe kënaqësinë. Për njerëzit që nuk kanë asgjë, teknologjia është një litar i vlefshëm shpëtimi”, tha raporti./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, mrekulli e natyrës në të katër stinët
Artikulli tjetërI riu nga Përmeti punësohet psikolog, pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes