Ballina Flash

Mandi: Investimet e 4 viteve të fundit kanë ndryshuar faqen e Libohovës

TIRANË, 23 qershor /ATSH-A.ALLA/ – “Fjalët e mia janë të tepërta, pasi më shumë se çdo fjalë e imja flasin investimet e bëra në Libohovë. Këto ndryshime të shumta kanë ndryshuar faqen e Libohovës”, – u shpreh kandidatja e Partisë Socialiste për Libohovën, Luiza Mandi gjatë takimit elektoral në Gjirokastër.

Mandi tha se, “kemi ndryshuar faqen e qytetit të Libohovës dhe kemi ndërtuar aty një pedonale fantastike. Gjithashtu janë bërë investime në infrastrukturën rrugore, në bujqësi. Të gjitha këto investime janë kryer gjatë 4 viteve të fundit si kurrë më parë, të cilat ishin harruar prej 24 vitesh nga qeverisja e mëparshme”.

“Ne kemi nevojë akoma për më shumë investime, pasi janë deficitet e viteve të tëra që nuk mund të mbulohen me këtë 4-vjeçar. Ju ftoj të gjithëve të mbështesim Partinë Socialiste për të realizuar një sërë investimesh të tjera që ne kemi nevojë. Janë investime për ujësjellësin, për rrugën e Zagorisë dhe një sërë investimesh të tjera”, – përfundoi kandidatja e Partisë Socialiste për Libohovën, Luiza Mandi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestat jo për të rrëzuar qeverinë, por për të penguar çeljen e negociatave
Artikulli tjetërGolemi: Më 30 qershor për Gjirokastrën që duam